Një event i veçantë dhe frymëzues i organizuar në bashkëpunim të ngushtë mes regjisores Znj. Driada Dervishi dhe trupës së shfaqjes teatrale “7 Minuta” që do të shfaqet së shpejti në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, u mbajt paraditen e sotme në skenën e po të njëjtit teatër.
Aktoret Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha, Alesia Xhemalaj, Adelina Muca, Rudina Dembacaj, Paola Kodra, Ajlin Petrela dhe Xhoana Karaj ishin pjesë e këtij aktiviteti në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore duke ndarë eksperiencën e jashtëzakonshme dhe shkëmbyen ide dhe përvoja mbi këtë temë të ndjeshme.
Moderuar nga vetë regjisorja Znj. Dervishi, eventi përfshiu një panel diskutimi me aktorët e shfaqjes, përfaqësues nga bashkia, aktivistë në fushën e luftës kundër dhunës me bazë gjinore ne nivel lokal si dhe të rinj.
Driada Dervishi për RevoKult u shpres se “25 nëntori është dita ‘Ndërkombëtare e për eleminimin e dhunës ndaj gruas’, e cila hap një sërë aktivitetesh për 16 ditë deri me datën 10 dhjetor për ndërgjegjësimin e shoqërisë.”
Ndër të tjera regjisorja deklaroi:
“Dita e të drejtave në të cilën flitet shumë për të drejta, por që e dim shumë mirë që të drejtat e grave dhe vajzave cënohen.
Sot menduam të bëjmë diçka ndryshe. Një pjesë që bën bashkë 11 aktore, një pjesë e mirë e së cilave e kanë provuar vështirësinë e të qenurit në skenë dhe të paragjykimit.
Menduam të bëjmë një aktivitet me të einjtë në formë bosedimi ku mund të flitet me mesazhe dhe ndërgjegjësohet duke ndryshuar mentalitete dhe realitete.”
Në përfundim të shfaqjes aktore të ndryshme dhe vetë regjisorja Dervishi ndanë histori personale dhe mesazhe të ndjera për audiencën e vajzave të reja.
Driada Dervishi – Ai që ju do shumë nuk arrin t’ju lëndojë!
Zamira Kita – Ne kemi forcë! Jemi ne që udhëheqim një pjesë të shoqërisë, prandaj duhet të luftojmë për këtë gjë!
Anila Bisha – Gjithçka nis nga familja! Sa më shumë dashuri dhe respekt në rritjen e fëmijëve, aq më të përgatitur do të jemi për gjithçka.
Rudina Dembacaj – Në mortin familjar kur qanin babain tim, e qanin me fjalë “sa keq që nuk pate djalë”, sepse ne jemi 2 motra në një fis me shumë djem, ndërkohë babai më rriti me mentalitetin e kundërt të kësaj, duke dashur dhe vlerësuar veten. Prandaj ne duhet ta luftojmë mentalitetin!
Adelina Muça – Të gjithë ju nëse ndjeni që po dhunoheni, ngrini zërin, sepse duhet të jeni heroinat e vetes tuaj!
Xhoana Karaj – Unë jam rritur vetëm nga mami dhe gjithnjë do e kem të ngulitur në mendje që shtylla kryesore e familjes është të kesh një partner të mirë dhe suportiv!
Paula Kodra – Sot i drejtohem të gjithë djemve! Nuk është turp të kesh ndjenja dhe t’i shfaqësh ato. Nuk duhet të tregoheni gjithnjë të fortë!