Zef Deda i kujtimeve të Zyliha Milotit…

Zef Deda i kujtimeve të Zyliha Milotit…

“Artisja e merituar” Zyliha Miltoi ka folur dhe kujtuar ditën e sotme aktorin e ndjerë Zef Deda në emisionin “Aldo Morning Show” duke nderuar figurën e tij për gjithçka ajo njihte dhe dinte. Mes emocionesh të forta Zyliha Miltoi u shpreh:

Shkodra dhe e gjithë Shqipëria u zgjua sot pa një artist të jashtëzakonshëm, Mjeshtrin e Madh, Zef Deda. Sidomos për të folur për një koleg me të cilin kemi kaluar më shumë se një gjysmë shekulli, një njeri i madh dhe një artist që Zoti e kishte pajis me të gjitha. Një aktor i mrekullueshëm, një instrumentist që ulej në piano dhe merrte saksin. Më fal, kam shumë emocione.

Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thojnë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë, sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.  

Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shujmë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.

Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.