Sonte, ora 19.00, arTurbina sjell shfaqjen “Karantina”- I.N. Teatri i Gostivarit në sallëm 150. (HYRJA E LIRË)
Regjisor- Gent Mehmeti
Skenograf- Argjend Karai
Kostumografe- Ines Golja
Kompozitor- Luan Dehari
Në role
Kujtime Ahmeti
Ajshe Useini
Afrodita Xhaferri
Arian Ejupi
Mbi veprën
Pas 100 viteve e qeshura trajtohet si sëmundje. Në shoqëri janë ndaluar jo vetëm e qeshura, por edhe teatri, muzika, televizioni, filmi. Shoqërinë e udhëheq Guida Supreme. Të gjithë qytetarët që shihen duke qeshur, dërgohen në sallën e një teatri të braktisur, i cili shërben si laborator për t`i detektuar a janë pacientë të infektuar apo jo. Spektatorët janë vrojtues të eksperimentit apo pjesëmarrës në eksperiment?