Teatri i qytetit të Durrësit, kujton ditën e sotme premierën e dramës “Viti i parë kuq e zi”, mbajtur në vitin 1982 për publikun durrsak. Në faqen e tyre, teatri ndan dhe disa foto të shfaqjes së asaj kohe të cilat RevoKult i sjell për lexuesit e saj.
POSTIMI I PLOTË:
𝗚𝗘̈𝗭𝗨𝗔𝗥 𝗙𝗘𝗦𝗧𝗔𝗧 𝗘 𝗡𝗘̈𝗡𝗧𝗢𝗥𝗜𝗧
Në nëntor të vitit 1982 u shfaq premiera e dramës “𝗩𝗶𝘁𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ 𝗸𝘂𝗾 𝗲 𝘇𝗶” e poetit dhe studiuesit Agim Shehu, nën regjinë e Kadri Pirros e me skenografi nga Fatos Mati e Ilia Rota.
Në rolin e Ismail Qemalit luajti aktori i papërsëritshëm Spiro Urumi, në atë të Isa Boletinit, Hysen Bashhysa dhe në rolin e Luigj Gurakuqit aktori Gulielm Radoja. Në role të tjera luajtën: Marta Burda, Mirush Kabashi, Xhelal Tafaj, Filika Ujkaj, Liri Lushi, Drita Nikolla, Violeta Dede, Ali Bega, Edmond Agolli etj.