Ditën e sotme në Mauzoleumin e Dëshmorëve të qytetit të Durrësit teksa zhvillohej ceremonia me rastin e 29 nëntorit, ditës së çlirimit, ku morën pjesë personalitete të shumta duke përfshirë dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako, një qytetar ka nisur të bëj thirrje nacionaliste teksa pritej të mbaheshin nderimet për dëshmorët e rënë.
Qytetari ka bërë thirrje nacionaliste “Lavdi dëshmorëve të atdheut, lavdi Enver Hoxhës”, ndërkohë që disa qytetarë kanë nisur të duartrokasin. Fjalën menjëherë e ka marrë kryetarja duke dashur të korrigjojë thirrjet e qytetarit.
Për më shumë shikoni videon: