Reperi Drake vishet kuq e zi në videoklipin e tij të ri…

Reperi Drake vishet kuq e zi në videoklipin e tij të ri…

Reperi i njohur ndërkombëtar Drake mbrëmjen e sotme ka publikuar këngën e tij më të re “Polar Opposites” ku motivet në veshjen e tij janë kuq e zi dhe konkretisht flamuri i Shqipërisë.

Një xhaketë lëkure e kuqe me një shqiponjë të zezë në pjesën e kurrizit dhe disa fjalë të këngës ku flasin për mënyrën sesi funksionojnë gjërat në Prishtinë “Don’t know how they do things in Pristina, I just know the tension is increasing”, duket se i referohen një dashurie me “Marianën” siç përmendet në tekst, ose të paktën këtë lë reperi të aludohet.

Një marrëdhënie dhe dedikim dashurie apo një homazh dhe nderim për Shqipërinë me rastin e festave të flamurit, mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do të shprehë reperi me origjinë kanadeze, për arsyen se përse ka zgjedhur këtë paraqitje.

Për më tepër mund të klikoni videoklipin mëposhtë: