Festat e fundvitit janë periudha ideale për të konsumuar ushqime të ndryshme dhe për ata të cilët e shijojnë degustimin e pijeve dhe ushqimeve tradicionale të vendit dhe jo vetëm, shtimi në peshë kthehet në një problematikë nga i cili nuk e marrim veten deri në verën e vitit të ardhshëm.
Instruktori Aleks Bregu na jep disa këshilla të cilat bëni mirë t’i mbani shënim në mënyrë që peshorja mos t’ju surprizojë me datë 1 janar.
Aleks Bregu
Mbajtja e një diete të shëndetshme ushqimore duke u shoqëruar me një aktivitet fizik, gjithmon ka një ndikim pozitiv si në performancën fizike dhe atë psikologjike, por në rastet e festave të fundvitit, kjo gjë mund kthehet në sfiduese.
Ne si individ duhet të përdorim strategji të caktuara që të arrijmë të shijojmë vaktet festive, por njëkohësisht duke minimizuar rrezikun e shtimit në peshë, gjithashtu duke gjetur dhe motivimin e duhur për të kryer aktivitete fizike.
Disa këshilla që duhet të ndjekim janë:
- Të kontrollojmë porcionet ushqimore gjatë vaktit duke marrë ushqime me vlera ushqyese dhe në sasi të reduktuar.
- Të marrim në pjesë të konsiderueshme sasinë e proteinave dhe ato të karbohidrateve siç mund të gjenden tek gjeli i detit, pula, peshku ose proteinat me bazë bimore që na mundësojnë të ndjehemi të ngopur dhe si në pjesën e karbohidateve që janë drithërat ,frutat e thata që na bëjnë të ndjehemi më energjik.
- Pjesa kryesore është të qëndrojmë të hidratuar, sepse hidratimi gjatë vakteve ndihmon trupin të jetë i ngopur, pa u rënduar.
- Aktiviteti fizik gjithmon duhet të jetë prioritet përgjatë festave të fundvitit, sepse ne si individ kërkojmë të jemi aktiv në jetën tonë si nga ana fizike dhe në aspektin psiko-social.
- Kryeni vrapime të lehta, qoftë ambjenteve të jashtme apo në palestër, sepse ndikon në sistemin kardiovaskular për një trup të shëndetshëm.
- Të kryeni ushtrime të ndryshme në palestër si pjesa e forcës, ndikimi në klasat aerobike si HIIT, SPINNING, AEROBIC STEP, CROSSFIT, sepse ndikojnë në djegien e yndyrnave të repërta dhe rënien nga pesha.
- Mos harroni dhe ushtrimet e streching, sepse arrijmë të krijojmë koordinimin dhe fleksibiltet në trup duke pasur një ndikim pozitiv në aspektin psikologjik, gjë e cila rrit endorfinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor gjatë aktivitetit fizik, duke përmirësuar motivimin për t’u ushtruar.
Këto këshilla na ndihmojnë të përgatisim versione të shëndetshme të pjatave tradicionale të festave në mënyrën e konsumimit të ushqimit.
Mos të harrojmë që sezoni i festave është një kohë për të shijuar ushqimin me të dashurit tanë, por përfshirja e këtyre strategjive ose këshillave mund t’ju ndihmoj të mbani një ekuilibër ushqimor dhe aktivitet fizik të rregullt.