Met Dervishi: Drutë e mushkës/ gjeneralët/ ekspertët/ moderatorët/ analistët

Met Dervishi: Drutë e mushkës/ gjeneralët/ ekspertët/ moderatorët/ analistët
Drutë e mushkës/ gjeneralët/ ekspertët/ moderatorët/ analistët Zaluzhni/ Zelenski Sipas Saymour Hersh që citon dhe oficerë të lartë të inteligjencës USA kundërofensiva ukrainase ka deshtuar, lufta në Ukrainë ka mbaruar dhe Rusia e ka fituar betejën. Ndërkaq dy shefat e ushtrive përkatëse po bëjnë negociata të fshehta për fundin e konfliktit dhe shefi i ushtrisë ukrainase, Valeri Zaluzhni, mbështetet në negociata nga SHBA. (Zelenskij që sipas gojëve të liga, përveç të tjerave, ka dhe dy jahte luksoze, është kundër negociatave)…. Pra, miq kjo është panorama e sotme e konfliktit dhe ka rrjete e ëebsite të pafundme që e pohojnë këtë, kushdo mund t’i konsultojë. Ndërkaq kur në SHBA dhe Evropë kishte e ka pafundësisht informacione alternative, përveç mainsteramit të kontrolluar. Te ne vijon avazi. “Kështu i do mushka drutë. Kështu kemi bërë dhe në periudhën zogiste, kur musolini ishte më i madhi i më të mëdhenjve zota të botës, kështu kemi bërë dhe në diktaturë. Kështu bëjmë dhe sot! Po ndërkaq, kur gjeneralet tona që ka dy vjet që na përrallisin mbi fitorjet e fitorjeve të zelenskit, ekspertet ushtarakë, gjithashtu ekspertët e sigurisë, gjithashtu etj etj të paktën a do të na kërkojnë të falur për broçkullat e tyre?… Apo na kanë përrallisur se ashtu i donte mushka drutë. Apo se vërtet kanë besuar ashtu ngaqë shumica prej tyre janë me kurse dymujore e dalin nëpër ekrane të bindur në broçkullat e tyre si komisarët e zinj të fashizmit dhe komisarët e kuq të komunizmit. ( Neve që kemi jetuar diktaturën na kujtohen komisarët e kurseve dymujore KIU-Fiu) Pra do të vijojmë me kështu i don mushka drutë apo do t’i marrim drutë e mushkës e të pastrojmë ekranet nga disfunksionalet. Kjo është dilema jonë. Të shohim ç’do të ndodhë në këtë republikën tonë të vockël të bananeve me mushka xanxare