Me një video interpretim, artisti i madh, Olen Çezari, ka zgjedhur të nderojë të gjithë emigrantëve shqiptarë, të të gjitha brezave.
Me një video rreth 4 minuta artisti i madh, Olen Çezari ka zgjedhur t’i bëjë një homazh të gjithë emigrantëve shqiptarë, të të gjitha brezave.
Në përshkrimin e videos të publikuar në kanalin e Youtube të artistit, Çezari shkruan se ia kushton nënës së tij dhe të gjitha nënave që shkuan përballë të panjohurës duke emigruar në një tokë të panjohur për një të ardhme më të mirë.
Në video Çezari luan në violinë ‘Moj e bukura More’, që thotë se e ka zgjedhur për të mbajtur gjallë shpirtin e fortë të shqiptarëve.
Në tekst ai shkruan:
“Migrimi është një fenomen po aq i vjetër sa njerëzimi.
Edhe Shqipëria, atdheu im i vogël dhe i shtypur, por i fortë dhe rebel ka luajtur një rol vendimtar në migrimet globale. Falë artit tim kam takuar shumë komunitete shqiptare në mbarë botën, të cilat më kanë treguar gjithmonë një ndjenjë të fortë përkatësie dhe mbështetjeje.
Kjo video është një dedikim i përzemërt për këto komunitete, veçanërisht në SHBA, duke portretizuar thelbin e Shqipërisë përmes objektivit tim.
Një falenderim i veçantë për familjen Rusi, përkrahja e së cilës bëri të mundur këtë projekt. Historia e tyre e migrimit dhe integrimi në SHBA dekada më parë i shton thellësi kësaj narrative. Muzika në këtë video është një këngë shqiptare që ekziston prej 500 vitesh.
E zgjodha për t’i mbajtur gjallë traditat tona dhe shpirtin tonë të fortë. Që kur Adami dhe Eva u larguan nga Kopshti i Edenit, ne jemi të gjithë bij emigrantësh!”