Bujar Asqeriu për Mirush Kabashin: “Në poezi ishte mbret!”

Bujar Asqeriu për Mirush Kabashin: “Në poezi ishte mbret!”

Aktor i jashtëzakonshëm! Aktor me dimensione të tilla i ka të rrallë bota. Luante me sukses komiken dramatiken e tragjiken!” Kështu do ta kujtojnë miqtë e tij aktorë Mirush Kabashin, i cili u nda sot nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Për të rinjtë që i hyjnë botës së artit, Mirush Kabashi është shembull që duhet ndjekur.

Në një intervistë për Report Tv aktori i njohur Bujar Asqeriu thotë se ndarja nga jeta e Mirush Kabashit është një humbje e madhe për të gjithë dhe teatrin.

‘Humbëm një artist të madh që me punë la gjurmë të mëdha në artin teatral dhe kinematografik. Një humbje e madhe për të gjithë. Ishte aktor i rrallë tragjiko komik. Me figurën e Sokratit na nderoi në arenën ndërkombëtare”

Më pas aty në poezi ku Mirush Kabashi ishte ’mbret’

  • “Në poezi ishte mbret. E dashuronte poezinë në mënyrë të mahnitshme. Unë që rrija shumë kohë me të. Në çdo event që shkonim ai merrte dhe diskun e muzikës që do të shoqëronte me të. Vargjet e Ali Asllanit. Mitrush Kutelit, Ali Podrimës tingëllonin në mënyrë magjike në gojën e tij” tha Asqeriu për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report Tv.