Regjisori Haxhi Rama ka rrëfyer disa nga kujtimet me aktorin e ndjerë, Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë sot. Ai tregon se e ka njohur qëkur ishte 5 vjeç, ndërsa kanë bashkëpunuar në 10 deri në 15 projekte në teatër.
‘Në mëngjes sapo ishte zgjuar hapa tv dhe mora vesh lajmin e kobshëm. Pas 5 min më ra telefoni dhe një nga ju më kërkoi një mendim, nuk isha në gjendje. Këto që flas tani do kërkoj ndjesë, por formulova këtë ide, Kabashi nderi i kombit sot për mua është dhimbja e kombit. Kjo dhimbje mund të jetë ngushëllimi më i mirë për familjarët dhe dashamirësit e tij. Ishte një mik i hershëm, Mirushin mund ta kem njohur kur ka qenë 5 vjeç. Ka qenë një koleg i shquar në punë. Një aktor me cilësi të jashtëzakonshme, me një ambicie profesionale, fenomenale, vullnet. Mirushi ishte aktori nga ata që e kupton kërkesën e regjisë, spektaklit, e realizonte në mënyrë perfekte. Humbja e Mirush Kabashit është humbje kombëtare.
Ka një tipare të jashtëzakonshëm që e njohin të gjithë qytetarët e Durrësit, dashuria për detin. E bukura që bënte Mirushi dhe Spiro Rumi ishte ta kalonin me not nga Teuta deri Iliria, me stil future që është shumë e vështirë. Ka bërë maratonën nga Sazani deri në Vlorë dhe më e bukura është se atë natë ne kishim llogaritur shfaqen dhe ai i hipi motorit të shokut të vet pasi kishte bërë 9 orë not dhe erdhi në mbrëmje në shfaqje’.- tha Haxhi Rama.
‘Kolos i artit’, Muharrem Hoxha dhe aktorët e Durrësit kujtojnë me dhimbje Mirush Kabashin: Ishte shkollë më vete
Ditën e sotme është ndarë nga jeta Nderi i Kombit, Mirush Kabashi. Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për humbjen e këtij aktori të mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar.
Ndërkohë që kolegët dhe bashkëpunëtorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” kujtojnë bashkëpunimin shumëvjeçar me artistin Mirush Kabashi, duke e cilësuar humbjen e tij si humbje kombëtare.
“Po ikën plejada e aktorëve më të mirë. Mirushi kishte vendin e tij këtu. Njëherë kam punuar me Mirushin dhe ishte shkollë më vete. Qen i punës në kuptimin i përpiktë për atë që donte. Kam bërë një komedi me Mirushin, dy vëllezër e gjysmë. Kishte lezet kur e shihje, nur. Recitimet që ka bërë Mirushi, edhe në komedi edhe citime. Kolosi i artit”, tha Muharrem Hoxha.
“S’ka fjalë. Është e tepërt çdo fjalë. Rreth punës së tij, me atë që ai ka lënë trashëgimi sot. Dhimbje padiskutim. U rritëm bashkë në këtë teatër. E kam gjetur këtu, teatri është një familje, këtë ma besoni, nuk e them unë, e kanë thënë të tjerë para meje. Kemi nejtur më tepër me njëri-tjetrin sesa me ata të familjes”, tha Xhelal Tafaj.