1 ton tapa! Gazetari Osman Stafa: “Kryem një gjest që jep shpresë!”

1 ton tapa! Gazetari Osman Stafa: “Kryem një gjest që jep shpresë!”

Gazetari Osman Stafa, ka arritur që nëpërmjet nismave të tij bamirëse, të mbledhë 1 ton tapa. Prej kohësh tashmë gazetari i ri, po kryen fushata të ndryshme, por me një qëllim të vetëm, t’u vij në ndihmë personave të cilët janë në vështirësi, ndërkohë njihet për aktivizmin e tij ndaj çështjeve delikate me rëndësi dhe ndikim në shoqëri.

Postimi i plotë:

1 TON tapa 😍😍😍

Në 4 muaj kemi arritur të mbledhim 1 ton tapa të shisheve plastike. 😍 Kjo falë të gjithëve që u angazhuan dhe kontribouan, fëmijë të vegjël, nxënës shkollas 9-vjeçare, nxënësh gjimnazesh, studentë, të punësuar në sektorin publik e privat, zonja, zotërinj, gjyshe e gjyshër.

Në 4 muaj, me këtë sasi kemi arritur të sigurojmë një protezë. Faleminderit nga zemra të gjithëvë.

Nuk kam fjalë për të shprehur gjithë gëzimin që mbart në vete. Kjo për shkak se kaluam gjithë pritshmëritë. Do vazhdojmë të mbledhim përsëri.

Mbledhja e radhës në fund të janarit.

Dhe mos harroni!!!

KËTO TAPA DO KISHIN SHKUAR NË MBETURINA, NË PLEHRA. POR NE DUKE I MBLEDHUR, KRYEM NJË GJEST, QË PËRKTHEHET NË SHPRESË.

PO, nga këto tapa, dikush do ngrihet në këmbë!!!

Faleminderit Gestiana, Armela, Ines, për punën e mrekullueshme që keni bërë si vullnetarë dhe bashkëpunëtorë të kësaj fushate.

Vazhdojmë 😍😍😍