Bora Zemani dhe Donald Veshaj së shpejti do të publikojnë filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”. Ndërkohë që së fundmi, kanë ndarë me ndjekësit kolonën zanore të filmit, kënduar nga Alban Skënderaj.
Filmi i titulluar “5 Herë Jo”, do të jetë një komedi romantike, që pritet të shfaqet në kinema me datën 13 dhjetor.

Më herët moderatorët dhe së fundmi aktorët Veshaj dhe Zemani, janë shprehur që kanë gati një vit që po punojnë për filmin dhe është një projekt që e kanë marrë shumë përzemër.
Sakaq të dy nuk i janë ndarë televuzionit të Top-Channel me projektet televizive në të cilat janë angazhuar, Bora me “DWTS” dhe Donaldi në emisionin e tij “Më Lër të Flas”, të cilin e ka në bashkë-moderim me binjakun e tij Romeo.