Filmi “Lukëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit. Një studio prestigjioze ndërkombëtare ka qenë ajone cila ka ndërhyrë në restaurimin dhe konvertimin e filmit në 4K, ndërkohë që lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama.
Ai fton ndjekësit që ta shohin në kinema filmin ikonë. Më tej shprehet se restaurimi do të bëjë që ky “xhevahir i artit shqiptar” të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat.

“Dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, që iu nënshtrua restaurimit në 4K në një studio prestigjioze ndërkombëtare, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Filmi u restaurua në studion Dabimus srl në Bari, me mbështetjen financiare të projektit “Sezoni i Filmave Klasikë” 2033 të ACE (Association des Cinémathèques Européennes) i programit Creative Europe Desk.