Bovarizmi

Bovarizmi

Le të shkojmë drejt zbulimit të kuptimit të termit Bovarizëm, fjalë që rrjedh nga romani i madh ”Zonja Bovari” të Gustav Flober…

Të përpiqesh të ikësh nga monotonia e realitetit, veçanërisht nga ajo e krahinave të vogla, për të synuar emocionet e qyteteve të mëdha.

Ky është kuptimi i “bovarizmit” që rrjedh nga romani ”Zonja Bovari”.

Origjina

Bovarizmi është një rrymë e mendimit që u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë që përcakton tendencën e disa artistëve për të shpëtuar nga monotonia e jetës provinciale: metropoli, në këtë kuptim, u bë një mjedis i ëndërrt që, së bashku me leximin, projektonte në mendje një lloj parajse tokësore. Leximi përdoret si një mjet për t’u çliruar nga realiteti,si një lloj droge.

Ema Bovari

Termi rrjedh nga Ema Bovari, protagoniste e romanit të Gustav Floberit publikuar në 1856, i cili sot konsiderohet si një nga shembujt kryesorë të romanit realist. Ema është bashkëshortja e një mjeku province, e cila shkel kurorën dhe përdor çdo gjë për t’i shpëtuar monotonisë së jetës provinciale. Ajo ishte e pakënaqur nga çdo gjë që e rrethonte dhe sdo të bënte asgjë për të përmirësuar situatën e krijuar. Fati tragjik i Emës është i pashmangshëm: ajo kryen vetvrasje. Floberi u frymëzua nga lajmi për një grua, e cila pasi tradhëtoi të shoqin, kreu vetvrasje.

“Depërtimi” i termit në ditët e sotme

Pas suksesit të librit të Floberit “bovarizmi” u bë një term që i bashkangjitej njerëzve, e sidomos artistëve, të cilët kishin disa karakteristika të veçanta. Artisti, pas një eksperience të caktuar, kthehej i zhgënjyer në botën e vërtetë,në një botë ku ndjehej i bllokuar dhe që nuk i përkiste.

Sot “bovarizmi” përdoret për të treguar shqetësimin ekzistencial të shkaktuar nga hendeku midis kushteve të jetës reale dhe aspiratave.

Në psikologji, “bovarizmi” tregon tendencën për të ndërtuar një personalitet fiktiv dhe për të “shfaqur” një realitet që nuk korrespondon me gjendjen personale shoqërore.