Me një karrierë të pabesueshme dhe njohje në të gjithë botën, tashmë në vështirësi të përhershme, familjarët e Schumacher, po shesin gjithçka që lidhet me të, për të fituar më shumë para.
Fondacioni i familjes Schumacher emërtuar ‘Keep Fighting’ ka nisur një marrëveshje me një kompani bizhuterish për të lançuar një aksesor të ri të quajtur MZ96.
Sipas burimeve, është një edicion i kufizuar, me vetëm 91 copë në shitje. Të gjitha janë bërë nga një prej gomave të pasme Goodyear që Schumacher kishte në Ferrarin e tij në garën historike të Monza.
Fakti që janë bërë prej gome e cila përfundoi në “Çmimin e Madh të Italisë” dhe askund tjetër, i rrit vlerë byzylykut. Dizajni është minimalist dhe sipërfaqja e tij është e lëmuar.
Sipas Mongrip, kapësja dekorative është platini, ndërsa dallohen dizenjot e gdhendura, si dragoi, markë e helmetave të Schumacher-it dhe shtatë diamantet e rrumbullakëta, aq sa kampionatet e legjendës së Formula 1.
Byzylyku i parë MZ96 i prodhuar u vu në ankand së fundmi në Bonhams për 30,000 €.
Çmimi i shtatë të tjerave të radhës arriti në 9600 euro.