“Time Magazine”, rendit Beratin në vend të 29 nga 50 vendet më të bukura në botë për turizëm.

“Time Magazine”, rendit Beratin në vend të 29 nga 50 vendet më të bukura në botë për turizëm.

Revista e mirënjohur “Time” ka përgatitur një artikull ku ka përzgjedhur 50 vendet më të bukura në botë për t’u vizituar përgjatë pushimeve vjetore dhe surprizuese është përzgjedhja e vendit tonë midis destinacioneve botërore si Karaibet, Barcelona, Kili, Egjiptit etj.

Qyteti i Beratit është konkretisht qyteti i përzgjedhur për artikullin e “Time” ku evidenton se Berati është një qytet, shtëpitë e të cilit janë të ndërtuara me gurë të vjetër buzë lumit të Osumit, duke rekomanduar që bukuritë e Beratit duhet të vizitohen të paktën një herë në jetë.

Nuk është hera e parë që vendi ynë tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare duke i cilësuar tashmë si një vend i mrekullueshëm për turizëm dhe duke u klasifikuar ndër listat më në zë të turizmit dhe guidave të tilla.