16 Dhjetori do të jetë një mbrëmje ndryshe në skenën e teatrit të qytetit të Durrësit. Skena e teatrit do të kthehet në hapësirë për “One woman Show” nga Keti Bashhysa.
Siç edhe Keti Bashhysa e quan një natë speciale, ajo ndan me publikun datën e vetme që kjo shfaqje do të zërë në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Në postimin e saj ajo shkruan:
ORA 18:00
Teatri ‘Aleksandër Moisiu’
Kemi punuar shumë që të ju servirim këtë natë speciale!
Të ftuarit janë mē brilantë se kurrë!
Ejani të shijojmë 1 natë që e gjitha përmblidhet me një fjalë: Dashuri !
Nën drejtimin e Hysen Bashhysa
Shfaqet vetëm 1 natë , 16 Dhjetor !
P.s Biletat shiten pranë teatrit ‘Aleksandër Moisiu’