Nga shkëmbinjtë e Bregut Jurasik të Dorset në Angli, vjen zbulimi më i fundit që daton 150 milion vite më parë. Kafka e një përbindëshi kolosal të detit që është zbuluar në këtë vend, i përket një pliosauri, një zvarraniku detar i egër që jetoi në oqeane rreth 150 milionë vjet më parë.
Fosili 2 metra i gjatë është një nga ekzemplarët më të plotë të llojit të tij të zbuluar ndonjëherë dhe duke sjellë të dhëna të reja nga prehistoria për këtë grabitqar të lashtë.
Kafka do të shfaqet në një program special të David Attenborough në BBC One në ditën e Vitit të Ri.
Atij do t’i bashkohet një ekip shkencëtarësh ndërsa ata nisin një hetim dhe restaurim të zbulimit të rrallë, për të cilin ata besojnë se mund të jetë një specie e re e pliosaurit.