Një nga kryeveprat e baletit botëror “Arrëthyesi” i Çajkovskit, do të vijë në prag të Krishtlindjes nga Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Baleti me dy akte është bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann, libreti sipas Marius Petipa.
Në fillim një balet i porositur nga drejtori i teatrit të Moskës, “Arrëthyesi” menjëherë u bë një nga veprat më popullore që vihet në skena të teatrove të ndryshëm në botë.
Historia te “Arrëthyesi”, flet për një zonjushë me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe Arrëthyesi i saj i dashur shkon në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të lig. Më vonë ai transformohet në një princ të bukur dhe ata shkojnë së bashku në mbretërinë e zanave floksheqer (Confiturembourg) për të mbretëruar përgjithnjë.
Ky balet është interpretuar dhe transformuar në dhjetra e dhjetra produksione kinematografike, teatrale e televizive. Mes aktorëve më të famshëm që kanë interpretuar “Arrëthyesin” kanë qenë edhe Keira Knightley, Morgan Freeman e Helen Mirren./rtsh.al