Shpallen fituesit e konkursit Ndërkombëtar të fotografisë.

Shpallen fituesit e konkursit Ndërkombëtar të fotografisë.

Konkursi i parë “Ndërkombëtar i fotografisë” me motivacion për promovimin e turizmit ka shpallur ditën e djeshme fituesit nga vendi dhe bota. Mbi 7000 foto dhe video kaluan nën optikën e specialistëve dhe jurisë vendase dhe të huaj. Sakaq fituesit u shpallën në 11 kategori, ku për secilën kategori janë përzgjedhur dy fitues për fotografitë dhe një për video “reels”.

687 konkurrentë nga 40 vende të botës u bën pjesë e konkursit ndërkombëtar të fotografisë dhe videove më të bukura promovuese për Shqipërinë Turistike.

Çmimet u dhanë në kategorinë peizazh ku u shpallën tre fitues. Po ashtu vlerësime pati dhe për kategorinë argotizëm dhe kulinari ku dhe këtu pati tre fitues, dy në fotografi dhe një në video reels. Çmime pati dhe për kategorinë arkitekturë, atë të monumenteve dhe sajteve arkeologjike atë të folklorit etj. Mes fituesve pati dhe të huaj të cilët gjatë kohës që kishin vizituar Shqipërinë kishin fotografuar dhe xhiruar pamje tejet të bukura e më pas I kishin shpërndarë në rrjetet e tyre sociale.

Aktiviteti kishte në fokus promovimin e mëtejshëm të Shqipërisë turistike. Për më shumë klikoni linkun:

https://fb.watch/oVoatJOKjV/?