Një kërkesë e cila bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin, po i bëhet ditën e sotme gazetarit Elton Qyno.
Gazetari i Ora News, Elton Qyno, i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit, është marrë në pyetje që prej orës 10:00 të paradites së sotme (13 dhjetor), në ambientet e SPAK për disa orë rresht sakaq bëhet me dije se BKH i kontrollon banesën.
Marrja në pyetje e gazetarit të njohur u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra i cili pretendon se janë nxjerrë akte hetimore.
Gazetarit i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet. Sakaq kjo kërkesë bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin.
Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë dërguar Qynon në banesën, ku më pas kanë ushtruar kontrolle. Një grup tjetër i agjetnëve të BKH ka shkuar në ambientet e televiozionit Ora News.
Urdhri për kontroll është bërë me vendim gjykate, me firmë të gjyqtares Atalamta Zeqiri.