Avokatja Merita Çela Dakovelli, i shkon në fund çëshjes së arrestimeve të personave që protestojnë!

Avokatja Merita Çela Dakovelli, i shkon në fund çëshjes së arrestimeve të personave që protestojnë!

Avokatja dhe aktivistja Merita Çela Dakovelli, njihet prej vitesh për mbështetjen që ka dhënë në çështje me ndikim social, ekonomik dhe politik në qytetin e Durrësit, duke u bërë shpesh zëri për të padëgjuarit dhe mbështetja për ata të cilët gjenden në vështirësi me drejtësinë, kur kjo e fundit nuk tregohet objektive.

Së fundmi avokatja ka mbyllur me sukses çështjen ku u shoqëruan padrejtësisht 2 persona rreth 2 vite më parë pasi këta të fundit po ushtronin të drejtën e tyre për të protestuar.

Ja se çfarë shkruan avokatja në postimin e saj:

“Sot me shumë sukses, pas një viti e gjysmë hetimi përfunduam procesin gjyqësor për sa i përket dy personave të arrestuar për protestat e datës 10.03.2022 E.S dhe A.B të cilët akuzoheshin për veprat penale ; “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manisfestime të paligjshme”, Mosbindje ndaj punonjësit të policisë ..” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ashtu si në çdo rast tjetër që kam asistuar protestues, puna ime nuk përfundon vetëm me ndihmën në momentin e ndalimit, por vazhdon si në vlerësimin e masës ashtu edhe gjatë procesit të hetimit deri në gjykimin e themelit.

Ashtu siç edhe në të gjitha rastet i gjithë shërbimi është bërë pa pagese dhe me shumë impenjim.

Për të disatën herë gjykata, mbështetur në fakte, prova dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e pushoi çështjen me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale.

Mirënjohja e personave që kam asistuar ka shumë më shumë vlerë.

E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese!”