“Ndoshta po… po kur? One Woman Show nga Keti Bashhysa

“Ndoshta po… po kur? One Woman Show nga Keti Bashhysa

“Ndoshta po… po kur? është One Woman Show e cila u mbajt nga Keti Bashhysa në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.

Në mbrëmjen e së shtunës ku ndërthureshin të gjitha artet e bukura, interpretimi, ngjyrat, poezia, argëtimi dhe muzika, erdhën si një buqetë në prag të festave të fundvitit.

Jo vetëm si instrumentiste e zonja, por dhe provokuese dhe inteligjente, Keti është shfaqur gjatë këtyre 10 viteve bashkëpunim me Teatrin “Aleksandër Moisiu” edhe si këngëtare, kërcimtare dhe interpretuese. Një ndërthurje e bukur klasiko-moderne, e konceptuar si e tillë për të argëtuar artdashësit, si dhe për t’i joshur e edukuar me dashurinë për muzikën klasike dhe interpretimin e saj.

Me një repertor të zgjedhur muzikor (Cello), aktrim, këngë dhe me të papritura të tjera, Keti Bashhysa mikpreti dashamirësit e së bukurës në premierën e saj “𝗡𝗗𝗢𝗦𝗛𝗧𝗔 𝗣𝗢…..𝗣𝗢 𝗞𝗨𝗥?” në Teatrin “Aleksandër Moisiu”.