Së shpejti, Camus dhe Chiaromonte do të flasin shqip…

Së shpejti, Camus dhe Chiaromonte do të flasin shqip…

Së shpejti, Kamyja dhe Kiaromontja do të flasin shqip për të gjithë lexuesit shqiptarë.

“…i dashur Alber, uroj ta përjetoni deri në fund krizen që po kaloni – nuk kam çfarë t’ju uroj tjetër. Do të jetë matësi juaj i vërtetë: matësi i lirisë suaj si njeri. Tashmë, ju e keni dhënë dëshminë e lartë për cilësinë tuaj si njeri dhe shkrimtar. Ju mbetet thjesht të provoni lirinë tuaj. Ajo çka mbart kjo fitore mbi vetveten, është “lufta e vërtetë me engjellin” që e gjen te çdo njeri të shëndetshëm dhe tejet të dashuruar pas jetës. Është një luftë e vetmuar në të cilën askush nuk mund të na ndihmojë – pavarësisht se, ndonjëherë, marrim mbështetje të papritur nga njerëzit, që mund të jetë e pashpresë, por të paktën ndiejmë se nuk jemi vetëm. Kjo është ndjesia më drithëruese që njoh, pasi në kohën kur vetmia fitohet nga brenda, njëherazi edhe forcohet.”

Nga Shtëpia botuese “FAN NOLI”, përktheu Ergisa Bebja