Një mbrëmje poetike për poezitë e shpirtit nga Teuta Dhima.

Një mbrëmje poetike për poezitë e shpirtit nga Teuta Dhima.

E konceptuar si një event ku ndërthureshin një numër artesh të bukura, mbrëmja e promovimit të vëllimit poetik “Përse mendohet një luledielli”, erdhi mjaft argëtuese dhe e larmishme për publikun e pranishëm.

Poetja Teuta Dhima është shprehur për publikun e gjerë se “Një luledielli fare mirë mund të jetë një grua që mendon, një gru që dashuron, një grua që herë pas here mund të ndihet e lënë pas dore, e braktisur, një grua që rrit fëmijët e saj, shijon prindërimin, një grua që shqetësohet. Dhe në fund të ditës, pasi i ka mbyllur të gjitha ajo fillon dhe mendon të kaluarën e saj.”

Nuk mungoi as paneli i të ftuarve të cilët kryen vlerësimet e tyre për poezitë e Dhimës, duke kryer analiza specifike për ato çfarë zbulon në këtë vëllim poetik.

Një ndër poezitë “Amantes Amantes” nga Teuta Dhima paraqet të dashuruarit si njerëz të mahnitur nga dashuria, të përqendruar tek njëri-tjetri në mënyrë thelbësore. Metaforat dhe personifikimi përforcojnë imazhin e tyre, duke përdorur imazhe të natyrës, si yjet që bien duke shpalosur intensitetin dhe pasionin e tyre të fshehur dhe të pamundur për t’u shprehur me fjalë.” 

AMANTES AMENTES

Të dashuruarit janë të marrë.
A s’i ke parë kur qeshin pa shkak,
ndërsa njëri-tjetrin vështrojnë thellë në sy?
Pastaj përhumben,
harrojnë për të tjerët aty.

Të dashuruarit janë të marrë.
Flasin për shpirtëra që askush s’i ka parë.
Kur yjet bien, shtrojnë gosti.
Kalamenden ndër ëndrra,
heshtin me pasion,
grinden me dashuri.

Të dashuruarit janë të marrë.
Të marrë, të verbër si vetë dashuria. 

Promovimi u përshëndet nga një sër fugurash të njohura të qytetit të cilët u bënë pjesë e akfivitetit dhe u argëtuan nën organizimin e kuruar të regjisores Driada Dervishi.