Një foto nga Bavaria me borë, është publikuar nga fotografi gjerman Bastian Werner. Konkretisht në Allgäu, një rajon në Suabia në Gjermaninë jugore, një kishë e vogël është e rrethuar nga mjegulla akulli dhe atmosferë mahnitëse.
Ky fenomen i rrallë quhet ‘aureolë akulli’. Fotografi gjerman në mbishkrimin e publikimit të tij shkruan ndër të tjera se “nuk e priste kurrë të shihte një pamje të tillë pasi është një fenomen shumë i rrallë”.
Madje, ai shprehet se kishte rreth dhjetë vjet që e kërkonte këtë fenomen, por nuk e kishte hasur asnjëherë. Tani, ai ndihet shumë me fat që më në fund ia doli.
Imazhi i frikshëm po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe sipas të përditshmes postare është shpërndarë edhe nga NASA.