Vepra artistike “Ujqërit Mbërritën”, punuar nga skulptori i huaj “Lio Ruowang” është vepra e dytë që vendoset në Malësi të Madhe, pranë rrethrrotullimin në hyrje të Koplikut.
Kjo skulpturë pritet të tërheqë gjithë udhëtarët kureshtar, që përshkojnë këtë aks kombëtar, i cili po pasurohet me vepra të tilla arti.
“Ujqërit Mbërriten”, është shpallur si një vepër fituese e Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike”, koordinuar nga Ministria e Kulturës, në mbështetje të artistëve të skenës së pavarur.
“Art në Hapësira Publike” është një nismë shumëplanëshe, për të cilën qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej rreth 200 milionë lekësh.
Veprat e artit do të vendosen në hapësirat e përcaktuara në Malësinë e Madhe, Tiranë, Divjakë e Kavajë.