Ekspozita “Ikonografia Shqiptare-Mjeshtrit e Mëdhenj”, është hapur në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, duke e bërë atë të vetmen e këtij lloji në vend që sjell një të ndërthurjes së kulturës me teknologjinë.
Drejtori i “Galeria e Arteve Digjitale” shprehet në deklaratat e tij se galeritë virtuale janë qendra inovacioni dhe teknologjie kudo në botë, dhe tashmë Korça është e para në rajon që zhvillon një galeri të tillë.
Kryeministri Rama dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit publikuan pamjet nga hapja e ekspozitës në galerinë e Arteve Digjitale në Korçë duke nënvijëzuar këtë si një eksperiencë të pazakontë në këto festa.
Ekspozita e hapur në 23 dhjetor, do të presë vizitorët çdo ditë nga ora 12:00-20:00.