Më 24 dhjetor Mimika Luca, e cila ishte dhe një nga personazhet më të dashur për shqiptarët do të festonte ditëlindjen e 86, por aktorja u nda nga jeta në shkurt të këtij viti.
E cilësuar si një aktore shumë-dimensionale, ajo luajti në rreth 30 role brenda 15 viteve. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoj në strehën vorfnore. Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Më tej Luca ka interpretuar edhe si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962.
Njohja me bashkëshortin e saj, Ndrek Luca, bëri që Mimika t’i përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj. Ajo u pranua si aktore e Teatrit Popullor sot Teatri Kombëtar në vitin 1962.
Disa prej roleve të saj më të spikatura në teatër ishin në veprat Tjen Ny tek “Muri i madh”, Dila tek drama “Cuca e maleve”, Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja tek “Kur hidheshin themelet”, Sonja tek “Xhaxha Vanja”. Mimika Luca interpretoj gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë.