Vrasja e Putin, sulme kibernetike dhe të tjera parashikime të Baba Vanga për vitin 2024!

Vrasja e Putin, sulme kibernetike dhe të tjera parashikime të Baba Vanga për vitin 2024!

Siç ndodh tashmë çdo vit, teksa të gjithë bëjmë përllogaritjet e vitit që lam pas, nuk mungojnë as aludimet e mundshme se çfarë mund të na presi në vitin që vjen. Është bërë e udhës tashmë që vëmendja të kthehet nga emrat e vjetë si Nostradamus ose Baba Vanga, prandaj për ata që mendojnë se viti i ardhshëm do të jetë i qetë, ‘Nostradamus i Ballkanit’ ka një vizion ndryshe.

Vrasjet e liderëve botërorë dhe sulme me armë biologjike, kanë qenë pjesë e vizionit të Baba Vanga-s. Parashikuesja bullgare u njoh për parashikimet e saj të sakta që në moshë të re. Për vitin e ardhshëm, Baba Vanga mendohet se ka parë vizionin e vrasjes së presidentit rus Vladimir Putin nga një “bashkatdhetar”.

Sulme terroriste në të gjithë Evropën dhe një “vend i madh” do të kryejë sulme me armë biologjike në vitin 2024, një krizë e madhe ekonomike në vitin, rritja e niveleve të borxhit dhe përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike rrezikojnë ta zhysin ekonominë globale në kaos, kanë qenë disa interpretime dhe parashikime të vizioneve të saj.

Gjithashtu një përkeqësim i klimës, me disa ngjarje të rënda të natyrës që bëjnë kërdi gjatë gjithë vitit, sulmet kibernetike të cilat do ta hedhin botën në rrezik, rritje të sulmeve ndaj infrastrukturës thelbësore si rrjetet e energjisë dhe impiantet e trajtimit të ujit, duket se janë këto disa nga interpretimet ogruzeza të “Nostradamusit të Ballkanit”. Por jo gjithçka duket aq e zezë, pasi parashikuesja thuhet gjithashtu se parashikoi trajtime të reja për sëmundjet shkatërruese si Alzheimer dhe kanceri, si dhe një përparim të madh teknologjik në llogaritjen kuantike.