Kënga e famshme thyen sërish rekorde fitimesh dhe dëgjueshmërie!

Kënga e famshme thyen sërish rekorde fitimesh dhe dëgjueshmërie!

 “All I Want for Christmas Is You” duke se vazhdon të jetë simboli i Krishtlindjeve prej vitesh tashme dhe pse kjo këngë është kënduar në 1994. “The Economist”, deklaron se Mariah Carey, këngëtarja e famshme e hitit “All I want for Christmas is you”, fiton mesatarisht 2.5 milionë dollarë çdo vit nga kënga të cilën e ka kënduar në vitit 1994, por që çdo sezon festash, rikthehet në top-listat e këngëve që dëgjohen më shumë. Kënga mund të tejkalojë 100 milionë dollarë fitime totale në vitin 2023, sipas një raporti nga Associated Press.

“All I Want for Christmas Is You” ka arritur 1 miliard transmetime në Spotify në dhjetor 2021. Kënga “All I Want For Christmas Is You” vendosi tre Rekorde Botërore Guinness në vitin 2019, ndër të cilat ishte titulli për këngën më të transmetuar në Spotify në 24 orë nga një artiste femër. Është transmetuar më shumë se 10.8 milionë herë në një ditë në dhjetor 2018. Ajo e mposhti sërish rekordin në vitin 2022 me 21.3 milionë dëgjime të transmetuara.