Drita Ziri, shqiptarja e parë që rrëmben “Miss Earth 2023”.

Drita Ziri, shqiptarja e parë që rrëmben “Miss Earth 2023”.

Drita Ziri ka rrëmbyer “Miss Earth 2023” në Vietman, në një garë ku garojnë 84 shtete, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri kurorën e vajzës më të bukur. Në një lidhje me emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Ziri ndau me publikun ndjesitë që përjetoi në momentin kur emri i saj dhe i Shqipërisë kumboi në sallë, për të rrëmbyer çmimin e “Miss Earth 2023’.

Kthehem në Shqipëri më 29 dhjetor, po merremi me foto, evente dhe më 29 mbërrij në Tiranë. Ishte një emocion i madh. Nuk e prisja se Shqipëria nuk i ka në kulturë eventet e bukurisë. Nuk mendoja se do jepnin vëmendjen e duhur. E ndjeva mbështetjen. Një natë para finales, Shqipëria ishte në top 12 kostumet më të pëlqyera. Isha e plotësuar, por kur dëgjova emrin e Shqipërisë të thirrej në skenën e Vietnamit nuk e besoja. Isha si në ëndërr dhe mendoj se kjo ndjesi do zgjasë”, tha Ziri.

Ziri u shpreh gjithashtu, se në momentin që ka parë për herë të parë kurorën e “Miss Earth 2023”, pati ndjesinë se do të ishte ajo që “do e rrëmbente” atë.

Është kurora e re. Janë 4 kurora, uji, ajri zjarri dhe Miss Earth. Kur e pash në foto, e kisha ndjesinë. Edhe pse vetëm 3 ditë, jeta ime ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Këtu në Vietnam po më japin shumë rëndësi, edhe ofertat që po vijnë. Komentet kanë qenë shumë pozitive. Mezi pres të vij dhe të ndjej suportin nga shqiptarët. Është një konkurs që nuk paraqet vetëm bukurinë, por mbron disa kauza. Në segmentin pyetje-përgjigje zgjidhet top-katërshja. Është i rëndësishëm artikulimi dhe jo vetëm bukuria”, tha Ziri.