Muzeu i Luvrit në Paris, Francë, është një nga muzetë më të famshëm në botë dhe i pari për nga numri i vizitorëve. Fillimisht e menduar si një kështjellë, në rinovimet që pasuan ishte gjithashtu selia e familjes mbretërore dhe aktiviteteve qeveritare. Emri vjen nga ndërtesa brenda së cilës është ndërtuar Luvri. Muzeu i Luvrit strehon një koleksion pothuajse të pafund veprash artistike, të cilat përfshijnë disa nga pikturat më të famshme në histori si ‘Xhokonda’, ‘Virgjëresha e shkëmbinjve’ dhe shumë të tjera.
Ekziston një tjetër “muze i Luvrit”- Jo vetëm në Paris, por edhe në Abu Dhabi ekziston një muze zyrtar i Luvrit, i cili përfundoi në vitin 2016. Është muzeu i dytë më i madh i artit në të gjithë gadishullin arabik dhe për ndërtimin e tij kërkohen rreth 600 milionë dollarë. Që nga hapja e tij, muzeu ka mesatarisht rreth një milion vizitorë çdo vit.
Vjedhja e Mona Lizës- Mes 20 -21 gusht 1911, para se muzeu të mbyllej për një ditë, “Xhokonda” u vodh. Autori i vjedhjes ishte një farë Vincenzo Peruggia, me origjinë nga Dumenza, një fshat afër Luino, në Itali. E kishte vjedhur nga muzeu, ku kishte punuar, pasi ishte i bindur se veprën e kishte vjedhur Napoleoni dhe për këtë arsye donte “ta kthente në Itali”. Ai u arrestua dy vjet më vonë, pasi e kishte mbajtur me vete për 28 muaj, teksa tentoi ta shiste në Firence. Kjo vjedhje kontribuoi shumë në rritjen e famës së kësaj pikture.
Ka pesë piramida në Luvër- Piramida shumë e famshme IM Pei, ajo që shihni në të gjitha fotografitë e Luvrit, nuk është e vetmja piramidë e pranishme në strukturë. Në Luvër ka gjithsej pesë piramida. Përveç kryesores, janë edhe tre më të vogla të cilat rrethojnë piramidën IM Pei. Piramida e pestë është Piramida e Luvrit inversée (piramida e përmbysur) në Carrousel du Louvre.
Gjatë luftës, Luvri u bë një magazinë naziste- Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Luvri u zbraz nga shumica e veprave të tij për t’i mbrojtur ato nga ushtritë gjermane, të cilat megjithatë e përdornin muzeun si magazinë. Në fakt, nazistët plaçkisnin dhe muzetë e kombeve pushtuese, pastaj i sillnin veprat në Gjermani si plaçkë lufte. Për këtë qëllim u krijua ERR, një task forcë e dedikuar për plaçkitjen dhe shkatërrimin. Ushtria gjermane përdori Luvrin, gjatë pushtimit të Francës, si një magazinë për të mbajtur të gjitha veprat e vjedhura.
Muzeu i Napoleonit- Në vitin 1083, Luvri ndryshoi emrin e tij në Musée Napoléon dhe mbeti i tillë deri në 1814. Me pushtimet e tij në të gjithë Evropën, perandori francez kontribuoi shumë në rritjen e koleksionit të muzeut dhe për këtë arsye kishte nevojë të zgjerohej struktura për të lejuar ekspozimi i të gjitha thesareve të pushtuara. Në 1815, afro 5000 vepra arti u kthyen në vendin e tyre.