Një dron me mision sekret, lëshohet në hapësirë një anije kozmike e ushtrisë amerikane.

Një dron me mision sekret, lëshohet në hapësirë një anije kozmike e ushtrisë amerikane.

Edhe pse me vonesë, raketa Space X është nisur tashmë drejt hapësirës nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida për të transportuar një dron sekret të ushtrisë amerikane me qëllim zhvillimin një misioni kërkimor.

Anija kozmike duket se funksionon në mënyrë të pavarur, pa ekuipazh dhe është i paqartë vendi nga i cili është nisur për shkak të territ informativ nga ana e Pentagon.

Sakaq SpaceX vetëm ka përmendur emrin e misionit të koduar X-37B nga Pentagoni. 

“Këto testime përfshijnë operimin e avionit hapësinor në zona të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e reja për të kuptuar më mirë hapësirën dhe verifikimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”, – deklaroi muajin e kaluar Departamenti amerikan që përfshin Forcat Ajrore.