Sanduiç – Sanduiçi i parë daton në shekullin e 1 pes në Babiloni dhe jo nga Anglia. Një udhëheqës fetar hebre, hante mishin qengjit të mbetur të vendosur midis dy bukëve gjatë Pashkës.
Makarona – Italia nuk ishte vendi i parë që përdori brumin pa maja, të tharë dhe më pas të zier.
Kafeja – Konsumimi i kafesë vjen nga Etiopia e shekullit të 9-të. Legjenda thotë se barinjtë vunë re se dhitë e tyre filluan të kërcejnë përreth pasi hëngrën kokrrat e bimës së kafesë së egër. Etiopia është origjina e vërtet e pijes të pasur me kafeinë.
Kroasani – Kroasantët janë krijuar nga austriakët dhe jo francezët dhe mori formën e një kroasanti pasi Vjena doli fitimtare në 1683 kundër osmanëve, flamujt e të cilëve përfshinin hënën myslimane.
Cheesecake – Ëmbëlsira me djathë daton në vitin 776 p.e.s dhe disa prova sugjerojnë se ëmbëlsira u shpërndahej atyre që merrnin pjesë në Olimpiadën e parë në Greqi.
Akullore – Persianët (Irani i sotëm) ishin të parët që shitën ëmbëlsirat, të cilat përbëheshin nga akulli i aromatizuar me fruta ose erëza dhe jo italianët!
Lakër turshi – Rreth vitit 220 para Krishtit, punëtorët që ndërtonin Murin e Madh të Kinës hëngrën perime të fermentuara, të quajtura suan cai, me oriz. Historianët besojnë se Genghis Khan prezantoi lakrën e fermentuar në Evropë dhe më pas Gjermania e adaptoi!
Patatet e skuqura – Është menduar gjithmonë se patatet e skuqura vijnë nga Franca. Franca dhe Belgjika luftojnë për pronësinë e pjatës së njohur, por thuhet se është Belgjika djepi aktual i patateve të skuqura.








