Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Kalendari Artistik i TKOB-së starton me muzikë shqiptare

Kalendari Artistik i TKOB-së starton me muzikë shqiptare

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor prezantoi fundvitin që lam pas Kalendarin Artistik për vitin 2024. Duke qenë se ky është një vit dedikuar kompozitorit të madh italian, Giaccomo Puccini, pasi përkon me 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Sipas drejtoreshës së përgjithshme të TKOB Abigeila Voshtina, ky kalendar është ndërtuar mbi bazën e atyre figurave që e kanë bërë teatrin ndër vite. Këtë vit do të vihen në skenë kryeveprat si: “Il Triticco”, “La Boheme”, “Tosca”, “Maddama Butterfly”, “Il barbire di Siviglia”, etj. Këto kryevepra do të vijnë në bashkëpunim edhe me “Fondacionin Pucciniano”. Gjithashtu gjatë këtij viti do të vihen në skenën e TKOB edhe kryevepra të tjera botërore të kompozitorëve të mëdhenj Beethoven, Mozart, Tchaikovsky, Shostakovich etj.

Drejtoresha e përgjithshme e TKOB Abigeila Voshtina në një konferencë për shtyp, theksoi për mediat: “Ky kalendar është ndërtuar mbi bazën e atyre figurave që e kanë bërë teatrin ndër vite, përpara se ne të vinim këtu sot, ashtu siç duhet të jetë “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Ka ndërtuar një strategji për Ansamblin, që Ansambli të flasë, nëpërmjet gjerdanit të artë”.

Voshtina shtoi gjithashtu se; “Opera nuk do të rreshti së foluri shqip, do ketë shumë programe të bazuara vetëm mbi atë që është identiteti jonë kulturor, por ne jemi një opera ku sot 30 përqind e publikut është i huaj”.

Mes miqsh, artistëve të Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, por  dhe prezencës së medias, Voshtina prezantoi kalendarin ambicioz artistik  për vitin 2024. Ky kalendar do të ketë  25 premiera e 10 produksione të reja, që iu flet të gjitha moshave dhe shijeve. Viti 2024 i dedikohet kompozitorit të madh italian Giaccomo Puccini, pasi përkon me 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke u reshtuar krah për krah me teatrot më të rëndësishme evropiane dhe botërore.

Ky kalendar reflekton Operën, Baletin, Operat për Fëmijë, bashkëpunimet dhe Turnetë, dhe mbi këto 5 pika të forta është ndërtuar e gjithë strategjia e vitit 2024.

Tashmë që festat e fundvitit mbaruan, festimet vijojnë ende për TKOB në vitin e 70-të të tij, duke çelur siparin e Kalendarit Artistik për vitin 2024, me muajin janar mjaft të pasur artistikisht, duke nisur me Muzikë shqiptare si “Simfonitë e shpirtit”, të kompozitorëve të mirënjohur Feim Ibrahimi dhe Aleksandër Peçi. Kalendari vijon  me “Jehonën tonë” nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, pasuar nga  kompozimet e grupit legjendar “Queen”, që ndryshuan historinë  e muzikës botërore, të sjellë këto nga Orkestra Simfonike e TKOB-së. Në fund të këtij muaji do të presim tingujt e pianos  së pianistit italian Stefano Bollani.

Sava Lena