Kalendari 2000 vjeçar astronomik kinez. Misteri që fsheh!

Kalendari 2000 vjeçar astronomik kinez. Misteri që fsheh!

Arkeologët zbulojnë në Kinë një grumbull copash druri të lidhura me një kalendar të lashtë astronomik. Artefaktet u zbuluan brenda një varri 2.000-vjeçar. Secila nga 23 pjesë përbërëse të drurit është afërsisht 2.5 centimetra e gjerë dhe 10 centimetra e gjatë dhe shfaq një karakter kinez që lidhet me Tiangan Dizhi, një kalendar tradicional astronomik kinez, i supozuar se daton që nga dinastia Shang, i cili sundoi nga vitet 1600 para Krishtit deri në 1045 para Krishtit.

Shpimet rrethore në secilën shtyllë sugjerojnë se ato dikur ishin të lidhura së bashku. Kjo është hera e parë që objekte të tilla gjenden në një varr të lashtë. Udhëheqësi i projektit, Huang Wei tha se varri përmbante gjithashtu më shumë se 600 objekte kulturore , duke përfshirë lojë me birila, kuti, kavanoza dhe llak, si dhe vegla bambuje dhe flauta muzikore, shtiza dhe trekëmbësha prej bakri, figura druri dhe objekte qeramike dhe bronzi.