Toka ofron shpesh herë pamje të çuditshme dhe larg reales, saqë mund të duket se skenat dalin nga filmat fantashkencë, por këto peizazhe shpesh herë mund të gjenden shumë pranë nesh! Shfletoni galerinë për të zbuluar më shumë:
Wadi Rum, Jordani – Kjo nuk është një foto nga Marsi! Kjo shkretëtirë jordaneze është e vërtetë me gjithë pamjen e saj të mrekullueshme të kuqe.
Kanioni i Antilopës, SHBA – Format e këndshme të gurit ranor janë produkt i erozionit ujor që ka krijuar këtë formacion unik. Ky kanion në Arizona, i vendosur në territorin Navajo, është bërë një pikë e njohur turistike në SHBA.
Gejzeri Fluturues, SHBA – Gjatë 40 viteve të fundit, mineralet nga uji gjeotermal kanë formuar një tumë të mbuluar me alga në sipërfaqen e shkretëtirës, duke i dhënë një nuancë shumëngjyrëshe.
Namib Naukluft Park, Namibi – Peizazhi i këtij parku është i mrekullueshëm me dunat e kuqe të rërës dhe pemët e zhveshura.
Grand Prismatic Spring, SHBA – Burimi i famshëm i nxehtë në Parkun Kombëtar Yellowstone ka një pamje të çuditshme, plot ngjyra për shkak të baktereve dhe mikrobeve të pigmentuara që kolonizojnë ujërat e ngrohta minerale.