Aktualitet, Kulturë, LetërsiReminishencë – Poezi gjyshes nga Aldo Mustafa12/01/202412/01/2024Nga Aldo Mustafa0 0 Piktura në postim nga ELENA BURYKINA. Reminishencë E fika dritën e dhomës së gjyshesIshte kërrusur vetëm përpara ekranitShikimi kishte nisur ta linte prej viteshDhe çdo shqisë tjetër pak nga pak po i dobësohejKërkonte të ndjente atë që nga ekrani shfaqejMe shikim bosh tutjetuDrita e bardhë i shkëlqente ballinDhe mendimet mbi rrudha sikur titroheshin“Kush është…”, më vinte pyetja me gjysmë zë“Erdha nane, jam unë!”Buzët veshë më vesh i shkoninDhe mezi priste t’i ulesha në kolltukKishte orarin e mjekimit të syveE dinte më kot nuk ndodhesha aty“Po ti sikur e fike dritën?!” më pyesteE njihte mirë çelësin kur shtypej nga unë“Tani tregomë sa është ora?Do më mjekosh, ilaçet t’i nxjerr nga çanta?Ke ngrënë? Në raft kam disa biskota!I ruajta t’i ndajmë sëbashku në darkë!”Paskëtaj nisja mjekimin t’i bëjaIshte ilaç për sytë e fikurPër sytë që kishin parë dekada të tëraDhe përpara meje gjendeshin të boshatisurPo ç’faj bëra unë që mos të më shohë?Mbaronim me kujdes mjekimet që kishteDhe uleshim pranë njëri-tjetrit përballëUnë i lexoja lajmet e ditësGjyshja dëgjonte dhe të tjerat në ekranI kujtoj sa herë mbrëmjet tonaUlur të qetë nën ekranin bardhë e ziGjyshja dëgjonte spikeret tonaUnë i lexoja titrat për çdo njoftimE fika dritën e dhomës së gjyshesPor sot nuk ka mbetur për të bërë asnjë mjekimIkën ekrani, lajmet, kolltuqet, karrigetMe fikjen e dritës në dhomën e gjyshes timeAldo Mustafa Aldo Mustafa, poezi, revokult