Zbulohet në gjendje pothuaj të përsosur pas 1000 vitesh shpata vikinge

Zbulohet në gjendje pothuaj të përsosur pas 1000 vitesh shpata vikinge

Një ‘shpatë vikinge’ e rrallë 1000-vjeçare është gjetur në gjendje pothuajse të përsosur në një shtrat lumi në Poloni .

Punëtorët që kryenin punime gërmimi në lumin Wisla në qytetin e Wroclawek, hasën shpatën pasi vunë re ‘një objekt metalik të zgjatur’ që dilte jashtë sedimentit.

Dorëzimi i shpatës tek kërkuesit në Universitetin Nicolaus Copernicus në Torun, thanë se shpata datonte para vitit 950 pas Krishtit citon DailyMail.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një mbishkrim të fjalës ‘Ulfberht’. Shpatat Ulfberht njiheshin për forcën, fleksibilitetin dhe mprehtësinë e tyre dhe vlerësoheshin shumë nga luftëtarët vikingë. Vetëm tetë shpata të tilla dihet se ekzistojnë në Poloni dhe 170 në pjesën tjetër të Evropës.

/rtsh.al/