Nga Joni Myshketa
Shetitorja Taulantia duket e kthyer ne nje tjeter grope thithese per taksapaguesit durrsak. Pak me pare sic eshte pershkruar ne artikullin e meposhtem, ka perfunduar investimi prej me 300 milion lekesh nga Fondi Shqipatr i Zhvillimit, dhe sot lipsen dhe 2 nderhyrje te tjera. Duhej parashikuar qe ne investimin e pare e jo ti rikthehemi cdo vit punimeve publike qe cdo here kerkojne para shtese, pra detyrim per ne dhe shohim vetem kantiere te hapura e rihapura duke krijuar pershtypjen qe puna nuk ndalet, por ne te vertete tregojne qarte qe punimet nuk jane kryer brenda standarteve te kerkuara.
Duhet theksuar gjithashtu qe mungesa e reflektohet dhe ne mos marrjen parasysh te krijimit te faciliteteve te personave me aftesi te kufizuar, cka shkon ndesh me ligjin dhe normat njerezore. Gje e cila u kerkua nga Keshilltaret e Partise Demokratike ne mbledhjen e fundit. Mbetemi gjithmone ne krah te qytetit dhe qytetareve qe cdo problem i tyre te adresohet dhe do ngrihet me force dhe pa asnje medyshje aty ku abuzohet dhe nuk respektohen standartet.