Fakulteti i Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, vjen me një mori trajnimesh për studentët.

Fakulteti i Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, vjen me një mori trajnimesh për studentët.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Edukimit, një mori trajnimesh për studentët.

Prej disa vitesh tashmë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” janë kryer një sërë trajnimesh për studentët e fushave të ndryshme, duke i kualifikuar edhe më shumë studentët të cilët dalin nga ky universitet dhe duke u siguruar një vend në tregun e punës.

Në workshopin e zhvilluar në datat 17-18-19 Janar, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, morën pjesë studente të profileve të ndryshme të Fakultetit të Edukimit.

Qëllimi i trajnimit ishte të përgatisë studentët e Fakultetit të Edukimit me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të kuptuar, analizuar dhe komunikuar me fëmijet dhe nxënësit e tyre të ardhshëm për rëndësinë, rreziqet apo përfitimet që vijnë nga përballja me median dhe informacionin online.

Përmbajtja e trajnimit fokusohej në “Edukimin Mediatik në Përditshmëri”, “Mediat dhe fëmijët” dhe në “Çfarë duhet të kërkojnë përdoruesit e medias online dhe çfarë duhet të dinë personat e trajnuar”.

Disa prej objektivave kyç të trajnimit ishin ballafaqimi i raportimeve të ndryshme, me qëllimin për të nxjerrë në pah versionin më objektiv të mundshëm në morinë e informacioneve që hasin në përditshmëri. Ndërgjegjësimi për rreziqet që fëmijët dhe të rinjtë hasin gjatë lundrimit të tyre në internet, mediat online dhe ato sociale. Aftësimi për të përdorur burimet e disponueshme online në dobi të procesit edukativ.

Diferenca e degëve i bashkonte këto studente në një qëllim të vetëm, atë të edukimit të brezave të ardhshëm. Pavarësisht leksioneve të marra, përditësimi me informacionet e fundit të edukimit për median dhe informacionin, ishte një nevojë e pashmangshme.

Në rastin kur rrjetet sociale dhe informacioni pa kriter po dëmton dhe deformon realitetin për brezat e rinj, mësuan se pavarësisht mendimit dhe informacioneve mbi mediat sociale aktuale, edukuesit e ardhshëm gjenden të papërgatitur përpara sfidave të reja të Inteligjencës Artificiale!

Këto sfida të reja, bashkëngjitur me ato ekzistuese përbënin disa prej çështjeve kryesore, që u trajtuan në workshop. Vëmendje mori identifikimi i problematikave, adresimi dhe parandalimi apo trajtimi i tyre.

Trajnimi u realizua në kuadër të Projektit Rajonal “Scale Up Media Coach”, që zbatohet në partneritet me “Media Diversity Institute Western Balkans” (Serbi) dhe “Fade In” (Kroaci). Projekti financohet nga Agjencia Ekzekutive Europiane për Edukim dhe Kulturë (EACEA).