Meri File: Artisti dhe sprovat estetike!

Meri File: Artisti dhe sprovat estetike!

Nga piktorja dhe pedagogia e artit Meri File.

Dinamika shoqerore qe kerkon emancipim nepermjet artit mbart me vete dhe atribute si egoizmi, xhelozia dhe arroganca. Shpesh ne mund ti quajme ne shoqerine shqiptare si anivlera. Keto forma jo etike si nje manifestim njerezor c’rrenjosin ndergjegjen humane dhe duke kapercyer ate.. quhet progres ne art. Sot tashme nuk eshte e rendomte dhe as vulgare qe nje artist te jete i etur per Art.. sakrifikon!


Duhet te quhet me patjeter nje martir per ekzistence dhe pavdekshmeri artistike. Nese do te duhet te bej Art! Arti eshte gjuhe utopike e te gjitheve ne si njerzit e zakonshem qe prehen ne sharmin dashamires dhe perkedheles por edhe ata qe verbohen ne harmonine e brendshme universale. Vet artistit i kerkohet te “flijohet” forces emocionale dhe delirit egoist. Balance qe veshtire te mbaj peshen e dy aneve te medaljes, midis sprovave estetike dhe mediokritetit.


Artitisti gjen gjuhen e perbashket te nje shoqerie me ndrydhje patriakale shpesh dhe absurde. Percan forca manipuluese te kohes dhe perplas te verteten mbi kete shoqeri. Si nje paradoks i koheve moderne gjithmone do te jete nje promotor i riprodhimit te vlerave kulturore e cila gjeneron ide, koncepte dhe dukuri mbi mentalitetin ne brezat e ardhshem.
Nje art pa marr-dhenie dhe sintetizim shpirteror eshte nje art i imponuar dhe ne harrese.