44 aforizma nga Erxhano Rexhepi

44 aforizma nga Erxhano Rexhepi

Njeriu e ka krijuar kohën vet dhe dhe po vet mundohet t’a kapë atë!

Ne jemi pasqyra e universit!

Dy zgjidhje ke në jetë:
1- Ose do të krijosh (shpikësh)!
2- Ose do të shohësh (shpikjet)!

Shpesh herë mendojmë që e pa nevojshmja ka nevojë!

Gjithnjë ne dashurohemi me vuajtjen!

Në qoftë se ne ecim me një shpejtësi të caktuar kundër rrotullimit të tokës atëherë ne jemi duke qëndruar në vend pa levizur!

Koncepti “përgjithmonë” nuk ekziston!

Ne jemi mësuar të dukemi bukur, jo të ndjehemi bukur, vlerësojmë paraqitjen!

Mençuria stërvitet njëlloj siç stërvitet edhe budëllalliku!

Kur një njeri nuk gjen talentin e tij, atij i mbeten vetëm fjalët!

Tek çdo njeri ekziston një e keqe në momentin që interesi mbaron!

Teknologjia dhe robotika, kurrë nuk do të protestojnë për të drejtat e tyre, ndërsa populli po!

Një ditë heshtja do të flasë për mua!

Koha është shumë e ashpër, kurrë nuk të pret!

Shpesh, pa e kuptuar, njerëzit bëjnë mrekullira. Po me vetëdije ç’mund të bëjnë?!

Në cilindo vend të botës të shkoj, sërish nata po yjet tregon!

Pas çdo zhurme, vjen qetësia!

Rëndësi ka që njerëzit dinë, që nuk dinë asgjë!

Çdo gjë vjen nga imagjinata!

Njerëzimi i ka krijuar kushte vetes për të vdekur më shpejt!

Gjithmonë vjen një ditë që…

Erdha në këtë jetë si ëngjëll dhe ika si djall nga njohja e njerëzve!

Sot nuk bëhet luftë se u shtua popullsia, por bëhet luftë, sepse u zgjua popullsia!

Njerëzimi është në proces eksperimenti mijëravjeçar, luftra, ushqime, deri sa të zgjidhi përjetësinë.

Çdo dimension ka punën e tij për të kryer!
Qelizat, njerëzit, universi…

Kush pyet “A kupton?”, nuk kupton as vetë!

Erdha në këtë jetë, lexova historinë dhe pashë vetëm luftra dhe fjalime për paqen!

Pse duhet të vdesë dikush dhe më pas të kuptojmë cfarë është jeta!

Fantazova gjëra që nuk janë nga historia që më thanë!

Sytë nuk njohin kohë, ata njohin momentin!

Po vdesin pa e ditur çfarë do të thotë të jetosh!

Njerëzit nuk bëjnë shpikje po bëjnë gjetje. Ato janë tashmë ekzistuese!

Shikimi është koha, distanca e yjeve krijon kohën e largët dhe pasi një yll ka shpërthyer!

Me atë çelës që merr gjësend, me atë imagjino ose fantazo!

Asgjë nuk është e tashme dhe yjet që shohim kanë ekzistuar dikur!

Ajo që tregon mënyrat sesi njeriu kërkon për të jetuar, kur e din që do të vdesi, mund të jetë simbol ose kulturë!

Nëse një njeri flet për një tjetër duke e cilësuar inteligjent dhe të tregojë adhurim ndaj tij, vetë ai nuk do të arrijë kurrë inteligjencë të lartë!

Prej një specie të egër, vuan e gjithë rraca!

Shumë njerëz mendojnë se kam botën, por ata kanë veç mendimin se e kam!

Të ecësh në jetë nuk duhet të kesh vetëm ide, duhet iniciativa!

Shkolla sot është një eksperiencë e dikurshme!

Mendo të ardhmen që t’a jetosh si të tashmen!

Jeta është mësim i krijimit të zotit!

Shoh shumë histori dhe filma me fantazi e fuqi, por më të fuqishëm se vdekja nuk ka!