Koncerti nisi 2 orë me vonesë, Madonna paditet nga fansat

Koncerti nisi 2 orë me vonesë, Madonna paditet nga fansat

Këngëtarja me famë botërore Madonna, kohët e fundit është përfshirë gjithmonë e më shumë në telashe me koncertet e saj.

Së fundmi, dy fansa kanë ngritur padi ndaj saj në Nju Jork për koncertin e zhvilluar muajin e kaluar në Bruklin.

Ata pretendojnë se koncerti nisi me të paktën 2 orë vonesë, nga sa parashikohej në biletë, raporton BBC.

Paditësit kërkojnë dëmshpërblim për mungesën e korrektësisë, të shfaqur nga mbretëresha e Popit dhe organizatorët e koncertit “Live Nation” dhe “Barclays Center”.

Ata janë ankuar se kanë qëndruar duke pritur këngëtaren deri në orën dy të natës në koncert në mënyrë të paparashikuar, ndërsa të nesërmen u duhej të shkonin në punë dhe të kujdeseshin për familjen.

Kjo nuk është hera e parë që koncertet e Madonnës nisin me vonesë. Në Tetor, këngëtarja 65-vjeçare u gjobit me 350 mijë Euro në Londër pasi e mbylli koncertin, gjysmë ore me vonesë pas orarit të përcaktuar në kontratë.