Nuk kishte përgjigje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllabëronin! Ndaj i kish thënë disa herë familjes “po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmërim dhe thirrje për ndihmë!
Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik.
Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta.
Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë.
Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.
Dukeshin në harmoni !
Deri dje, kur “maskat” ranë dhe dera u hap.
Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale.
Ai vetëm Instagram.
“Një dashuri e fortë ajo mes tyre” – shpjegon një nga miqtë e çiftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.
Policia konfirmon në mënyrën e saj , se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin
Ngjan e pabesueshme – gati ulërit – mikesha e gruas 35 vjeçare.
Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. , mbylli për gati një vit në banesë bashkëshorten, dy fëmijët dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado , në korridor, dhomën e ngrënies dhe ne dhomën e gjumit. Si instaloi ne korridor bllokuesin e valeve te telefonit. Mbylli prizat .
“ e bej se na përgjojnë, duan tna vrasin. E di unë që po” – shprehej Jetnori. Por me tepër se sa një xhelozi , ajo nga çfarë vuante i riu ishin problemet e shëndetit mendor , te pa diagnostifikuara nga familja. Prindërit vinin shpesh , nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Ne fillim qe xheloz. Pastaj u be paranojak . Dhe ne fund i dhunshëm. Ja kështu – e shpjegojnë të njohurit e te dyve.
Por thyerja e 35 vjetarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në një institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga diçka. Nga diçka që ishte vetëm ne kokën e tij.
Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan te na bëjnë keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.
Dilnin bashkë kur bënin pazar – shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim çfarë ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nena e tij që erdhi tre ditë më parë.
Deri sa fëmija 9 vjeç foli. Fëmija tregoi se nena qante. Se e ëma i përgjërohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla.
Te tjerat ishin prova ne strehën e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valësh. Letra ne formatin A4 , qe vajza dikur gazmore , i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur ne mes te katër mureve
Rrëfehej e zbraste shpirtin e lodhur. duke bere monolog mbi letër
“çfarë ka ndodhur me ty? pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.
Nuk kishte përgjigje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllabëronin
Ndaj i kish thënë disa herë familjes “po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmërim dhe thirrje për ndihmë!
Kur policia trokiti ne derën e tyre, nëna e tij u përgjigj – e ka çelësin djali. Ai u kthye ne banesë , i qete dhe i palexueshëm , mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar.
Për fat të gjithë jetojnë.
Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.