“Illyrian TSX” makina e parë shqiptare/E realizuar në Itali nga Qendrim Thaçi nga Drenasi i Kosovës

“Illyrian TSX” makina e parë shqiptare/E realizuar në Itali nga Qendrim Thaçi nga Drenasi i Kosovës

Është prezantuar në Torina makina e parë e prodhuar nga një shqiptar. Bëhet fjalë për veturën “Illyrian TSX” e realizuar nga Qëndrim Thaçi nga Drenasi. Supermakina pritet të jetë rivalja e markave luksoze italiane si Lamborghinit apo Ferrari.

Për herë të parë prezantohet një makinë e markës shqiptare. “Illyrian TSX” është shfaqur në ekspozitën torineze TREDITECH në Itali. Realizuesi i saj është shqiptari nga Drenasi i Kosovës Qëndrim Thaçi, i cili është rritur në Itali.

Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. “Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Supervetura e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro, në bazë të specifikave.

Kjo veturë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo veturë  ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane./abcnews.al