Nobeli? Gjekmarkaj: Mbi Kadarenë, mallkimi që bie mbi popujt e vegjël

Nobeli? Gjekmarkaj: Mbi Kadarenë, mallkimi që bie mbi popujt e vegjël

Pse Kadareja ende nuk ka marrë çmimin Nobel ndonëse ndër vite përmendet emri i tij.

Profesori i Letërsisë  Agron Gjekmarkaj e ka një argument. Thotë se mbi Kadarenë bie mallkimi i popujve të vegjël e megjithatë kjo nuk e bën veprën e tij më pak të rëndësishme apo më të vogël

“Mbi Kadarenë më shumë se gjykimi mbi cilësinë e veprës bie mallkimi që bien mbi popujt e vegjël. Ndofta kjo e ka zënë. Nëse ne gjykojmë Nobelistët janë cilësore ata që kanë marrë çmimin nobel por ka nga ata që nuk kanë peshën as shpërndarjen që ka Kadare. Ndoshta Kadare mund ta kishte marrë herët me ‘Pallatin e Ëndrrave’ ‘Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur’ apo me tonalitetin e veprës së vet, një enciklopedi në shërbim të kulturës dhe humanizmit, por gjasat janë që rëndon më shumë gjykimi politik se ai estetiko- letrar duke e përjashtuar nga kjo dekoratë që nuk e bën as më pa të rëndësishëm as më të vogël e as më pak të ndikueshëm qoftë në Europë apo botë”.