Takimi letrar për promovimin e romanit të autorit Ilir Paja, mblodhi figura të botës së letërsisë dhe të apasionuar të këtij arti, për të zhvilluar një bisedë letrare pranë Qendërs Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Me prezencë të autorit Ilir Paja, u bisedua në hapësirën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, mbi romanin e tij të fundit “Kronikë pa qytet”.
Qytetet gjithnjë kanë qënë në fokus të laboratorit krijues të shkrimtarëve në historinë e letërsisë botërore. Por cili është roli i qytetit sot, (Durrësit), në kontekste të reja social-kulturore në tekstin shqip. Qyteti si ndjesi dhe kujtesë por dhe si një formë udhëtimi në thellësitë njerëzore. Libri është botuar nga botimet Jozef.
“Kronikë pa qytet” është roman për kujtesën dhe nga kujtesa; edhe nëse një shumicë shoqërore, edhe nëse një periudhë historike punon kundër qytetit si entitet i së mirës, humanes, si entitet i së bukurës, kujtesa e shkrimtarit nëpërmjet rrëfimit romanor, e mban në jetë qytetin me historitë e tij të trishta me dramat dhe gjakimet njerëzore, me bukurinë e ëndrrave dhe melankolinë e hijshme të zhgënjimeve pas humbjeve të përkohëshme”
Virion Graçi